Ekonomia e Kosovës në tri vitet e ardhshme parashikohet të ketë rritjen më të madhe, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kështu thuhet në raportin “Testimi i rezistencës për Ballkanin Perëndimor, pranverë 2023“, prezantuar nga Banka Botërore, duke shtuar se rreziqet do të vazhdojnë të mbesin të larta.
“Në vitin 2022, u shënua një rritje më e lehtë ekonomike prej 3.5 për qind, e shtyrë nga eksportet dhe konsumi privat, i cili vazhdoj të tregojë qëndrueshmëri pavarësisht presioneve inflacioniste. Pozita fiskale vazhdoj të përmirësohej, udhëhequr nga performanca e vazhdueshme pozitive e të ardhurave publike kundrejt efekteve të inflacionit dhe përfitimeve nga rritja e formalizimit, si dhe nga nën-shpenzimi i investimeve kapitale”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
BB-ja thekson se presionet mund të rriten në rast të përshpejtimit të inflacionit.
“Përgjatë 2023, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të jetë pak më e lartë, duke arritur në 3.7 për qind. Megjithatë, rreziqet mbeten të larta. Presionet mund të rriten në rast të përshpejtimit të inflacionit dhe ngadalësimit të rritjes së ekonomive të BE-së përtej pritjeve të tanishme”, thekson BB-ja.

Po ashtu, thuhet se agresioni rus në Ukrainë dhe kriza energjetike, ka ndikuar në aktivitetin ekonomik të vendit.
“Agresioni rus në Ukrainë dhe kriza energjetike e lidhur me të, ndikuan në aktivitetin ekonomik në Kosovë gjatë vitit 2022, por ekonomia tregoi shenja elasticiteti”, shton raporti.
Banka thotë se inflacioni gjatë vitit 2022 ka arritur nivelin më të lartë historik.
“Inflacioni arriti kulmin në muajin korrik 2022 dhe presionet mbi çmimet mbeten të larta. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit arriti nivelin më të lartë historik prej 14.2 për qind dhe mbeti mbi 11 për qind deri në dhjetor, duke e çuar inflacionin vjetor në 11.6 për qind”, thotë banka.
“Ndikues kryesorë të inflacionit mbetën transporti me 16.9 për qind dhe ushqimi me 16.3 për qind, me një ndikim jo-proporcional te të varfrit si më të cenuarit. Inflacioni bazë arriti kulmin e tij vjetor në 5.8 për qind në qershor 2022 dhe që atëherë ka qenë në një tendencë në rënie. Në vitin 2022, çmimet e importit mbetën të ngritura. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Importit në vitin 2022 arriti në 18.7 për qind. Të dhënat nga sektori i bujqësisë tregojnë se në vitin 2022, çmimet e inputeve mbetën të ngritura, megjithëse presionet u zbutën në gjysmën e dytë të vitit. Indeksi vjetor i çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumuara në bujqësi në vitin 2022 është rritur me 31.5 për qind krahasuar me vitin 2021”, shton BB-ja, raporton Telegrafi.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, inflacioni arriti nivelin më të lartë nga fundi i vitit 2022, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, ndërsa tani po shfaq shenja të uljes, ku faktorët e jashtëm nxitës po zbehen për shkak të ngadalësimit të rritjes së ekonomisë botërore. Megjithatë, presionet inflacioniste mbeten të larta.
“Pavarësisht rritjes së punësimit, ritmi i krijimit të vendeve të reja të punës u ngadalësua në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në gjysmën e dytë të vitit 2022”, thuhet në raport.
Punësimi u tkurr më së shumti në sektorin e bujqësisë dhe në administratën publike, ndërkohë që në sektorin e industrisë dhe atë të shërbimeve u vu re gjithashtu një ngadalësim i rritjes së punësimit. Shkalla e punësimit arriti një rekord të lartë historik prej 47 për qind në shtator 2022, ndërsa më pas filloi të bjerë.
Në fund, Banka Botërore thekson se perspektiva afatmesme për Ballkanin Perëndimor mbetet pozitive, megjithëse është i nevojshëm zbatimi i refomave për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe për të adresuar sfidat kryesore strukturore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri