LAJMI I FUNDIT:

Ballkani shokohet në Malishevë: Djelmoshat e Arsim Thaçit fitojnë me rezultat të pastër

Ballkani shokohet në Malishevë: Djelmoshat e Arsim Thaçit fitojnë me rezultat të pastër
Foto: FC Ballkani/Facebook/Arkiv

Malisheva ka bërë befasi në kuadër të javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës, duke mposhtur liderin Ballkanin me rezultat 2-0.

Ndeshja filloi mjaft mirë për vendasit, që në këtë takim ishin futur vetëm për fitore dhe këtë ia arritën qysh në pjesë të parë.

Ishte minuta e 42-të e takimit kur Mërgim Pefqeli realizoi një gol të bukur për rezultatin 1-0.


Kaluan vetëm dy minuta nga goli i parë dhe Malisheva realizoi edhe të dytin me anë të Arbër Pirës që shënoi nga brendësia e zonës.

Në pjesën e dytë, Ballkani tentoi në disa raste të shënonte, por nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet.

Në anën tjetër, Malisheva tentonte të dilte përpara me kundërsulme, por në disa raste gabuan në pasimin final.

Pas javës së 24-të, Ballkani shpreson të qëndrojë lider nëse Gjilani humbë ose barazon me Dritën pasi ka 48 pikë, ndërsa Malisheva është në të shtatin me 29 sosh, aq sa ka edhe Prishtina. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori