“Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë korridori më aktiv për migracionit drejt vendeve të Bashkimin Evropian”, thuhet në raportin e Policisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.
Sipas raportit të publikuar sot, më shumë se 22,300 migrantë të parregullt u regjistruan në të ashtuquajturëm Rruga Ballkanike gjatë muajit tetor, gati tre herë më shumë se një vit më parë.
Sipas FRONTEX rajoni i Ballkanit Perëndimor ka regjistruar numrin më të lartë të emigrantëve të parregullt të identifikuar që nga kulmi i krizës së migracionit në vitin 2015.
Numri i lartë i kalimeve mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura për të kaluar kufirin nga migrantët tashmë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe shka të atyre personave që abuzojnë me qasjen pa viza në rajon.
Numri më i lartë migrantëve që kalojnë përmes Rrugës Ballkanike vjen nga Burundi, Afganistani dhe Iraku.
Disa emigrantë përdorin qasjen pa viza për të udhëtuar përmes aeroportit të Beogradit dhe më pas udhëtojnë në rrugë tokësore drejt kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, thuhet në raport.
Sipas FRONTEX në tetor, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian regjistruan nga të gjitha rrugët ku kalojnë flukset migratore, rreth 36,500 kalime të parregullta, 47% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2021.
Po sipas FRONTEX në dhjetë muajt e parë të vitit 2022 janë regjistruar 275,500 hyrje të parregullta në kufijtë e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.
Kjo paraqet një rritje prej 73% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe është më e larta që nga viti 2016.
Për t`iu përgjigjur prurjeve të rritura migratore FRONTEX ka rritur praninë me 500 oficerë e personel në vendet e rajonit.
Në total, më shumë se 2,300 oficerë të trupave tokësore dhe personel i Frontex-it po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme operacionale në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian, përfshirë Shqipërinë.
Rritje ka pasur edhe kalimi i migrantëve të parregullt nga ngushtica e Lamanshit drejt Britanisë së Madhe.
Sipas FRONTEX në dhjetë muajt e parë të vitit 2022, numri i emigrantëve të parregullt që kaluan hapësirën detare ishte 62,323, që përfaqëson një rritje prej 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, duke përfshirë tentativat dhe kalimet me varka të vogla./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker