Vetëm qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim të tillë. Sipas saj, pavarësisht se ccfarë ndodh në botë, numri i turistëve të huaj është në rritje këtë vit. Asnjë reklamë për ulje çmimesh nuk është bërë. Megjithatë shpresat janë që një numër më i madh kosovarësh do të vizitojnë Shqipërinë këtë vit përmes rrugës së re Rrëshen-Kalimash.
Kriza ekonomike aktuale ka krijuar një miqësi të panjohur më parë mes Ballkanasve. Qeveria e Malit të Zi ftoi dje turistët nga Shqipëria të vizitojnë këtë vend, duke premtuar ccmime "në përputhje me kushtet e krijuara nga kriza". Kroacia, e cila gjatë dekadës së fundit parapëlqente të refuzonte turistët ballkanas dhe shpresonte të bëhej "destinacion luksi", i shtriu dorën ish-armiqve serbë dhe i ftoi për pushime.
Të dhënat paraprake flasin për ulje me 20 për qind të numrit të turistëve të huaj në këtë vend gjatë pjesës së parë të këtij viti. Hotelet pothuajse i kanë përgjysmuar ccmimet e fjetjes në bregdetin Dalmat, me shpresë se do të bindin turistët të kthehen.
Malazezët patën filluar të tërheqin turistë nga vendet perëndimore vitin e kaluar dhe u bënë refuzues përkundrejt turistëve të varfër nga vendet e tjera të Ballkanit. Por dje, ministri i turizmit Predrag Neneziç, i bëri një ftesë të drejtpërdrejtë shqiptarëve dhe kosovarëve, gjatë një takimi me agjenci turistike, duke dhënë shenja të qarta se objektivi për t‘u bërë destinacion luksi, është lënë mënjanë.
Ekonomia malazeze është goditur më shumë sesa vendet e tjera të Ballkanit nga kriza. Gjatë vitit të kaluar, 30 mijë shqiptarë kaluan 155 mijë netë turistike në vendin fqinj. Numri i shqiptarëve që kanë vizituar këtë vend ka ardhur në rënie në raport të drejtë me rritjen e çmimeve.
Qeveritë e Kroacisë dhe Malit të Zi janë angazhuar gjatë muajve të fundit të bindin operatorët turistikë të ulin ccmimet, ndërsa kanë ditur të reklamojnë uljet. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë