LAJMI I FUNDIT:

Bakket: FMN ju mundëson zhvillim ekonomik

Bakket: FMN ju mundëson zhvillim ekonomik

Anëtarësimi i Kosovës në FMN, është e një rëndësie të veçantë për hapat e mëtutjeshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe në anëtarësimin e saj në organizma tjerë financiar”, tha drejtori ekzekutiv i FMN, Bakker.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Age Bakker, tha se anëtarësimi në FMN i hap rruge zhvillimit te vendit, pas një takimi me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala.

Ai tha se Kosova tashmë duhet të angazhohet më shumë dhe të bëjë përpjekje që ekonomia e saj të forcohet në mënyrë që të ngrihet në këmbët e saja edhe financiarisht.

“Anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm është një mesazh i mirë edhe për investitorët e huaj, pasi tregon se në Kosovë ka stabilitet ekonomik e financiar”, tha ministri i Ekonomise dhe Financave Ahmet Shala.


Gjate qershorit një delegacion kosovar do të udhëtojë për në Uashington për të nënshkruar pranimin e Kosovës në këto dy organizma. /Telegrafi/