LAJMI I FUNDIT:

Bajram Rexhepi, po favorizojmë kompanitë e Mitrovicës

Bajram Rexhepi, po favorizojmë kompanitë e Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Bajram Rexhepi përmendi përkrahjen e kompanive të qytetit nga ana e komunës sa i përket projekteve që realizohen në këtë qytet. Ai sqaroi se respekton procedurat e rregullta, por në rastet kur kompanitë kanë ofertat përafërsisht të barabarta atëherë favorizohen ato të qytetit të Mitrovicës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga nënkryetari Ismajl Smakiqi, kanë pritur të enjten në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, i cili kryesonte një delegacion të biznesmenëve të Mitrovicës.

Në takim u bisedua për gjendjen dhe rrethanat në të cilat funksionon biznesi në këtë komunë, ku ka shumë probleme si pasojë e situatës politike që është reflektuar në të gjitha sferat e jetës.

Kryetari Rexhepi, tha se është në dijeni të problemeve me të cilat përballet biznesi në Mitrovicë, ku shumë biznesmenë si pasojë e kushteve kanë ikur nëpër qytetet tjera të vendit. Ai theksoi se Komuna e Mitrovicës në kuadër të mundësive që ka do të përkrah dhe stimuloj bizneset e këtij qyteti, në mënyrë që të krijohen mundësi që ata të afarojnë suksesshëm.


Ai specifikoi se kjo ndodh në rastet kur komuna është bartëse e projektit, ndërsa në rastet tjera përgjegjëse janë donatorët apo institucionet qendrore, të cilat kryejnë procedurat dhe përzgjedhin përfituesit që realizojnë projektet.

Në anën tjetër, kryetari i OEK-së, Besim Beqaj, tha se është e nevojshme që të stimulohen dhe përkrahen bizneset në Mitrovicë në mënyrë që ata ta gjejnë vetën në tregun e këtushëm dhe mos të ikin prej këtu.

Beqaj theksoi se me qëllim të lehtësimit të kushteve për bizneset kosovare, është duke u punuar që të arrihet një marrëveshje me komunat që të harmonizohen politikat e taksave në nivel të vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori