LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Thaçit i ka hasur “sharra në gozhdë”

Bahtiri: Thaçit i ka hasur “sharra në gozhdë”

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka komentuar rreth debatit të mbrëmshëm të presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili u zhvillua në emisionin “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit.

Bahtiri tha se Thaçit i ka hasur “sharra në gozhdë”.

Siç u shpreh Bahtiri “epiqendër e tërmetit të presidentit Thaçi do të jetë Mitrovica”.


“Mos shet pallavra sepse të thuash që do të na njeh Serbia pasi t’i marrim Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën…pretendimet kanë qenë që veriu i Mitrovicës të jepet krejtësisht por… sharra i ka shku në gozhdë, se i kam thënë dhe vet personalisht kur  e kam takuar. Epiqendër e tërmetit e Hashim Thaçit për këtë iniciativë do të jetë Mitrovica”, ka thënë Bahtiri.

Thaçi: Nuk lejoj ndarje, asociacion apo shkëmbime të territoreve (Video)
Lexo po ashtu Thaçi: Nuk lejoj ndarje, asociacion apo shkëmbime të territoreve (Video)

Bahtiri, po ashtu foli edhe për problemet lokale në Mitrovicë. Ai foli për mbeturinat që janë grumbulluar afër shkollës së mesme të mjekësisë “Xheladin Deda”, në Mitrovicë.

Ai tha se do të ndërmarrin iniciativë që këto mbeturina të hiqen gjatë ditës së sotme.

“Nuk jam i informuar që ka deponi. Aty janë disa kontejnerë që kam dhënë urdhër që të hiqen.  Janë shtatë apo tetë kontejnerë.  Pastërtia është shëndeti i qytetarëve. Është koha që qytetarët të vetëdijesohen për të mbajtur një ambient të pastër. Mitrovica ka ndryshuar krejtësisht”, theksoi kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori