LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Nuk lejoj ndarje, asociacion apo shkëmbime të territoreve (Video)

Thaçi: Nuk lejoj ndarje, asociacion apo shkëmbime të territoreve (Video)

Presidenti Hashim Thaçi që insiston se ideja e korrigjimit të tij nuk nënkupton shkëmbim territoresh, ai thotë gjithashtu se nuk do të flas për shkëmbim, ndarje apo asociacion me kompetenca ekzekutive.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tha se perspektiva evropiane e Serbisë, do ta detyronte këtë shtet, që ta pranonte idenë e tij për korrigjim.


Presidenti, madje tha se nuk e ka problem as korrigjimin e flamurit shtetëror në rast të bashkimit të Luginës me Kosovë.

“Bash nuk s’mërzitna hiq nëse bashkëngjitet Presheva, Medvegja e Bujanoci, e përshtatim flamurin edhe kaq”, tha Thaci.

I pari i shtetit tha se ideja e tij për bashkimin e luginës së Preshevës ka mbështetjen e shumicës së popullit.

“Ideja për përfshirjen e luginës së Preshevës është në përputhje me vullnetin e 98 % të shqiptarëve në ato troje”, deklaroi Thaçi.

Ai, gjithashtu pranoi se ëndrra e të gjithëve, është bashkimi kombëtar.

“A nuk është interes strategjik edhe bashkimi me Shqipërinë? Shqiptarët do të jenë bashkë në familjen euroatlantike, në NATO e BE. Por, natyrisht që të gjithë e dinë ëndrrën e shqiptarëve”, tha Presidenti./Telegrafi/

Debat Plus me Ermal Pandurin 04.10.2018 Presidenti përballë gazetarëve Të ftuar:Hashim Thaçi – President I KosovesArben Ahmeti – Gazetar Fidan Rama – Gazetar

Publiée par RTV Dukagjini sur Jeudi 4 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori