LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Kam takime me ndërkombëtarët, ata nuk po i kuptojnë veprimet e Thaçit (Video)

Bahtiri: Kam takime me ndërkombëtarët, ata nuk po i kuptojnë veprimet e Thaçit (Video)

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se presidenti Thaçi gaboi që shkoi në Ujman me forca speciale.

Bahtiri në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se “ajo pjesë është tokë e jona dhe jemi në shtetin tonë”.

“Ishte dashtë të shkojë në mënyrë normale, sepse nuk ka arsye askush të kërcënoj kryetarin e shtetit të vizitojë territorin e vet. Presidenti është i lirë të vizitojë çdo pëllëmbë të shtetit”.


I pari i Mitrovicës ka thënë se sa më shumë rëndësi i jepet një vizite të tillë, u shtohet publiciteti grupeve atje se “janë dikushi”.

“Sa më shumë rëndësi që i jep ndonjë vizite të tillë, dhe shkon me njësi speciale atje, atyre (serbëve) u duket se janë dikushi, sepse vetëm me një arsenal të tillë mundet me shkue dikush atje”, tha ai përcjell Telegrafi.

Duke folur për vizitën e tij në Ujman dhe reagimeve që kishte kryeministri Haradinaj, Bahtiri tha se problemi nuk është te Ujmani, por kishte disa probleme me kryetarin e Mitrovicës së veriut.

“Unë e garantojë kryeministrin Haradinaj se nuk do të ndodhë asgjë në veri pas vizitës time dhe nuk do të ketë asnjë protestë”.

Sa i përket idesë së presidentit Thaçi për korrektim të kufijve, Bahtiri tha se kjo është shumë e rrezikshme dhe është në dëm të Kosovës.

“Me këta kufij na kanë njohur 115 vende të ndryshme të botës. Çdo ndryshim i kufijve çoftë edhe një metër katrorë na kthen mbrapa shumë vite”.

Lojëra fëmijësh, i ka quajtur ndër të tjera nënkryetari i AKR-së deklaratat e Thaçit se Kosova merr luginën e Preshëvës dhe nuk jep asgjë Serbisë.

“Të thuhet se ne dëshirojmë të marrim luginën e Preshevës e nuk do të japim asgjë, është një lojë fëmijësh”.

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/2425817064110297/

“Të thuhet se Serbia o të na njeh nëse ne marrim luginën e Preshevës dhe pa to nuk na njeh, kjo është qesharake dhe nuk dua të lëshohem më shumë në deklarata. Kryetari i shtetit duhet ta pranojë se ka gabua”.

Bahtiri ka thënë se si është e mundur që Serbia çdo gjë nga Kosova refuzon, ndërsa për këto ide nuk ka reaguar.

“Është e qartë se Serbisë po i konvenon kjo situatë”.

“Kjo që është duke bërë (Thaçi) nuk jam duke e kuptuar, as ndërkombëtarët nuk janë duke e kuptuar atë që po e bën ky njeri. Unë kam shumë takime me ta (ndërkombëtarët)”, ka deklaruar Bahtiri./Telegrafi/

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/482752618891285/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori