Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka deklaruar se në Gjykatën Speciale nuk janë duke janë duke u gjykuar individët, është duke u gjykuar historia, narracioni i luftës dhe e ardhmja e Kosovës.
Avokati Prosper ka thënë se në Hagë ka tendencë për të rishkruar historinë e Kosovës nga një Gjykatë, e cila po e gjykon popullin që vetë e ka krijuar.
Ai kërkon që populli i Kosovës të ketë pronësi në këtë proces, duke u përfshirë, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës.
“Populli i Kosovës, shoqëria civile, Qeveria duhet ta trajtojnë këtë rast më me kujdes. Është një rast më shumë se sa kundër individëve. Në të vërtetë është një gjykim kundër një vendi, një gjykim kundër popullit të tij. Sepse, ajo çka po ndodh këtu është një tendencë për të shkruar një histori, e cila, sipas këndvështrimit tonë, nuk është e saktë. Po ashtu, është një gjykim nga këto Dhoma dhe pjesëmarrësit e këtyre Dhomave rreth kapaciteteve dhe kualitetit të popullit të Kosovës. Unë mendoj se populli i Kosovës duhet të ketë pronësi në këtë proces. Populli duhet të jetë i përfshirë, duhet ta ketë fjalën e vet, sepse kjo do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e vendit”, tha Prosper pwr Ekonomia Online.
Ai thotë se mbrojtja tashmë ka humbur besimin në një Prokurori, e cila fsheh dokumentet shfajësuese për krerët e UÇK-së.
“Deri më tash kjo gjykatë nuk po i përmbush standardet, sipas nesh. Nëse shikon gjykatat ndërkombëtare, kjo do të duhej të kishte standardet më të larta, integritetin më të lartë. Por, deri tash, Dhomat e Specializuara po dështojnë t’i përmbushin këto, dhe mënyra se si po vepron Prokuroria, duke i fshehur informatat dhe duke mbajtur gjithçka si konfidenciale, është e vështirë, jo vetëm për dikë që është i akuzuar, por është vështirë për të gjetur të vërtetën se çka ka ndodhur në vitin 1998-1999”.
“Atë që po e ndjejmë deri më tash është se procesi nuk është korrekt. Kur t’i fsheh informata të rëndësishme, informata që tregojnë se personi nuk është fajtor, atëherë kjo është problematike. Dhe kjo është ajo për çka ne po ankohemi. Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria me të vërtetë duhet ta respektojnë sundimin e ligjit, të zhvillohen faktet dhe të na çojnë te e vërteta dhe te rezultati i dëshiruar”, tha ai.
Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pas një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk