LAJMI I FUNDIT:

Avokatët e Neymarit gjenden në Spanjë për të biseduar me Barcelonën

Avokatët e Neymarit gjenden në Spanjë për të biseduar me Barcelonën

Tifozët e Barcelonës janë duke e ëndërruar një rikthim të Neymarit. Sulmuesi brazilian vetëm sa kishte filluar të linte gjurmë në klub, pasi kishte shënuar 105 gola në 186 paraqitje.

Lojtari 27-vjeçar u shndërrua në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë në kohën sa ishte në Camp Nou, duke ndërtuar një treshe të frikshme në sulm së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Sidoqoftë, në vitin 2017, ai i la të shokuar të gjithë tifozët e Blaugranasëve dhe jo vetëm, me kalimin e tij te Paris Saint-Germian për 222 milionë euro.


Messi dhe Neymar te Barcelona

Por, koha e Neymarit në Francë nuk ka qenë edhe e mirë, derisa ka vuajtur nga një numër i lartë i lëndimeve që nuk e lejuan ta tregojë veten.

Tifozët e PSG-së me mesazhe ofenduese kundrejt Neymarit, i thonë të largohet
Lexo po ashtu Tifozët e PSG-së me mesazhe ofenduese kundrejt Neymarit, i thonë të largohet

Tani braziliani po e kërkon rikthimin e tij në Spanjës, ndërsa sipas AS, avokatët e tij gjenden në Barcelonë për të biseduar me kampionin e La Liga-së.

Sulmuesi i rebeluar po e kërkon rikthimin në Camp Nou, mirëpo nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij te Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Kalo në kategori