LAJMI I FUNDIT:

Avio-mobili i gatshëm për fluturim

Avio-mobili i gatshëm për fluturim

Kompania amerikane Terafugia ka bërë të ditur se në vitin 2011 planifikon të fillojë prodhimin serik të avio-mobilëve.

Testet më të reja kanë treguar se aviomobili mund të fluturojë rreth 700 km me një shpejtës prej 185 km/h, ndërsa në rrugë mund të arrijë shpejtësinë prej 70 km/h.

Aviomobilin mund ta parkoni kudo në qytet, pasi që shndërrohet në automobil për vetëm 30 sekonda.

Çmimi i shitjes i aviomobilit thuhet se do të jetë rreth 185.000 dollarë – ndërsa në SHBA regjistrimi i tij mund të bëhet qysh tash, me një çmim prej 10.000 dollarësh.


Kështu, duket se ka ardhur koha që në ajër të fillohet me vendosjen e shenjave të komunikacionit. /Telegrafi/