LAJMI I FUNDIT:

Avancimi i profesorit me punim të papublikuar!

Avancimi i profesorit me punim të papublikuar!

Fevzi Berisha, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe anëtar i Këshillit Drejtues në Universitetin e Prishtinës, që nga viti 2002 është avancuar ilegalisht në titullin “Profesor i Rregullt”.

Berisha ishte avancuar në thirrjen e profesorit të rregullt në vitin 2002, mes tjerash duke paraqitur një punim shkencor që ai thotë se është botuar në vitin 1991 në revistën shkencore të Universitetit të Zagrebit “Glasnik Matematicki” në Vëllimin 25, pjesën e dytë.

Mirëpo, vite më parë kjo revistë ka vendosur të gjithë arkivin e saj ta nxjerrë online. Kjo e ka ekspozuar Berishën, ngase punimi i pretenduar i tij që e ka titullin në gjuhën ruse “O svojstva odnogo obobshçenogo modulja neprerivnosti, primenenogo v teorii priblizhenija” nuk figuron askund në vëllimin 25, pjesa e dytë e “Glasnik Matematicki”.


Profesori Andrej Dujella që aktualisht është kryeredaktor në revistën “Glasnik Matematicki” në Zagreb e ka konfirmuar se punimi i Berishës nuk është publikuar.

Profesori Fevzi Berisha është kontaktuar nga BIRN-i dhe ai ka thënë se në atë kohë ka marrë raportin se punimi është pranuar dhe se nuk ka pasur ndonjë problem.

Fevzi Berisha ishte avancuar pasi që komisioni i përbërë prej tre vetave, Ejup Hamiti, Muharrem Berisha dhe Ymer Merovci të cilët kishin analizuar punimet e tija shkencore në vitin 2002 e kishin nënshkruar raportin për avancimin e tij, duke ia mundësuar titullin e profesorit të rregullt për lëndën Matematika I dhe II në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Dy nga këta anëtarë të komisionit kanë ndërruar jetë dhe i treti, Ymer Merovci, u kontaktua nga BIRN për deklaratë, por nuk mund të deklarohej për arsye shëndetësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori