LAJMI I FUNDIT:

Autostrada shënon përfundimin e ndarjes

Autostrada shënon përfundimin e ndarjes

Me shtypjen e një butoni për shpërthimin simbolik të një sasie të eksplozivit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologut të tij shqiptar, Sali Berisha, presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të dielën nisi zyrtarisht procesi i ndërtimit të autostradës Morin-Merdare.

Në fjalën e tij, president Fatmir Sejdiu është shprehur se sot fillon realizmi i një ëndrre të kamotshme, ndërtimi i autostradës e cila do ta lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe me gjithë rajonin në udhën tonë të pakthyeshme drejt integrimeve euroatlantike.

“Që sot, po nis beteja e madhe për rrugën e shpresës sonë të përbashkët për zhvillim më të shpejtë ekonomik, sepse kjo autostradë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Por, përtej dobisë ekonomike, përtej lehtësive të mëdha që do të na sjellë në bashkëpunimin dhe njohjen e ndërsjellë, kjo udhë ka domethënie shumë më të fuqishme shpirtërore për ne, sepse shënjon përfundimin e ndarjes së padëshiruar që na është imponuar shekuj me radhë”, ka thënë presidenti.

Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, në fjalën solemne në ceremoninë e inaugurimit të autostradës ka vënë në pah dobitë që ka autostrada e re që lidh Kosovën me Shqipërinë, duke thënë se ky është projekti më i madh i qeverisë së tij pas pavarësisë.


“Çmimi i autostradës është një shekull vuajtje, përpjekje. Kjo është ditë e madhe, gjithë shqiptarët kanë festë. Po e hapim epokën e historisë së re. Sot, qeveria që po udhëheq unë, po fillon projektin më të madh pas pavarësisë. Sot, ëndrrën po e bëjmë realitet… Këtë rrugë po ua dedikojmë heronjve, të gjallëve dhe të rënëve, të gjithë që dhanë kontributin për ndërtimin e atdheut tonë…Nuk do të ketë bjeshkë që do të na ndajë, por vetëm rrugë që do të na bashkojnë”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, kryeministri Berisha tha se inaugurimi i korridorit të kombit “dëshmon dëshirën e shqiptarëve për të kapur kohën e humbur”.

Fillimi i punimeve u bë me një shpërthim që me anë të butonave e realizuan kryeministri Thaçi dhe kryeministri Berisha, duke bërë kështu shpërthimin solemn të fillimit të punimeve, i cili ishte madhështor dhe i shoqëruar nga ngjyrat e shtetit të Kosovës dhe të kombit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori