LAJMI I FUNDIT:

Autostrada, 659 milionë euro për Bechtel-Enkan

Autostrada,  659 milionë euro për Bechtel-Enkan

Ministria e Transportit sipas dosjes së tenderit për autostradën Vërmicë - Merdar duhet t’i paguajë konsorciumit “Bechtel-Enka”, 659 milionë e 813 mijë e 400 euro e 38 centë. Ky konsorcium është shpallur fitues nga Qeveria e Kosovës më 26 mars të këtij viti.

Kjo shifër është publikuar përmes Njoftimit për dhënie të Kontratës në Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), shkruan sot Koha Ditore. Kjo ka qenë edhe oferta më e favorshme sipas Ministrisë së Transportit. Oferta tjetër, ajo e kompanisë austriake “Strabag” ka qenë 1 miliard e 337 milionë e 955 mijë euro.
Në Ministrinë e Transportit thonë se shumën e pagesës për “Bechtel-Enkan” mund ta ndryshojë vendimi për ndryshimin e trasesë, i cili do të merret kur buldozerët e ‘Bechtelit’ t’i jenë afruar Qafës së Dules.

“Përllogaritja është bërë në paramasën e projektit. Ashtu siç është specifikuar në kontratë edhe pagesa do të bëhet segmente-segmente”, ka theksuar Xhevdet Pozhari, zëdhënës në Ministrinë e Transporteve. Sipas tij një kompani e specializuar do të përzgjidhet për të bërë vlerësimin se nga duhet t’i bjerë traseja e autostradës.

“Kjo kompani do të vendosë se a do të bëhen shpime në Qafën e Duhlës apo do të përdorën forma alternative”, ka thënë Pozhari duke shtuar se kjo mund të ndryshojë koston e projektit të autostradës Vërmicë-Besi.


Qeveria është futur në këto bisedime me ‘Bechtelin’ që të negociohet me këtë konsorcium që një kilometër autostradë të paguhet prej 7,5 deri në 8 milionë euro. Për çështjen e asfaltimit të rrugës më të madhe në Kosovë, Qeveria ka negociuar për dy muaj rresht me përfaqësuesit e konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka”.

Derisa qeveritarët i kanë rënë në fije se sa duhet t’i paguajnë për ndërtimin e autostradës, ata ende nuk kanë skenarin se si do t’i sigurojnë mjetet për ta paguar kontraktuesin.
“Do të angazhojmë financim nga të hyrat e rregullta, nga të hyrat e njëhershme gjatë procesit të privatizimit dhe formave të koncesionit si dhe do të përpiqemi dhe jemi dakord për forma të tjera mundësisht të buta nga sektorët financiar ndërkombëtarë”, ka qenë deklarata e Ahmet Shalës, ministër i Ekonomisë e Financave.
Ndërkaq, sipas kreut të Ministrisë të Transportit, Fatmir Limaj, në fillim të muajit maj pritet të nisin punimet në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Besi. Kohëzgjatja e punimeve të këtij projekti pritet të shkojë deri në 36 muaj ditë siç e kanë paraparë qeveritarët.
“Ne kemi arritur që kontratën me ‘Bechtel & Enka’ ta bëjmë segment pas segmenti, që nënkupton varësisht nga mundësitë tona financiare, varësisht nga mundësit tona teknike, për aq sa kemi para për aq e vazhdojmë projektin e rrugës deri në Qafë të Duhlës”, ka deklaruar ministri Limaj të premten kur u mor vendimi për nënshkrimin e marrëveshjes me konsorciumin amerikano-turk./koha/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori