LAJMI I FUNDIT:

Autizmi ndërlidhet me moshën e etërve

Autizmi ndërlidhet me moshën e etërve

Etërit më të moshuar kanë gjasa më të mëdha që të bëhen me nipër me autizëm sesa ata të cilët vendosin të kenë fëmijë në moshë më të re, ka zbuluar një studim.

Ekipi i shkencëtarëve ka bërë të ditur që gabimet të cilat e nxitin autizmin janë të zakonshme në rastin e etërve më të moshuar, ndërsa mund të kalohen edhe në gjeneratat e ardhshme.

Meshkujt që bëhen etër pas vitit të pesëdhjetë kanë shanse më të mëdha, prej 67 deri në 79 për qind, që në të ardhmen të bëhen me nipër artistë, shumë më shumë se meshkujt që vendosin që të bëhen etër në vitet e tyre të njëzeta. Kështu sipas këtij studimi, është vërtetuar se rreziku nga autizmi për pasardhës në të ardhmen në mënyrë të akumuluar rritet ndër gjenerata.

Ekspertët nga Suedia, Anglia dhe Australia i kanë bërë të ditura rezultatet e tyre, pasi i kanë analizuar tru ngjet familjare të 360 mijë suedezëve, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe 6 mijë persona me autizëm. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori