LAJMI I FUNDIT:

Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror

Autizmi, injoranca, keqkuptimet dhe mungesa e shqetësimit shoqëror

Autizmi është çrregullim zhvillimor, mjaft i përhapur, i cili tek shumica e personave të tillë vazhdon edhe në moshën madhore. Është konsideruar si çrregullim psikiatrik respektivisht emocional.

Prof. ass. Ardita A. Devolli, dr. sci.
Logopede
Tel. 044 123 449

Në mesin e 10.000 fëmijëve, 4 deri 5 fëmijë atakohen nga autizmi, dhe atë më shumë meshkuj se sa femra. Rastet e autizmit tek femrat janë më të rënda. Disa fëmijë reflektojnë vetëm sjellje autistike. Autizmi shpesh ndërlidhet me retardimin mental.


Çrregullimet e komunikimit janë karakteristika të rëndësishme të autizmit. Në përgjithësi, mungesa e interesimit ndaj njerëzve dhe komunikimit janë karakteristika dominuese.

Sa i përket faktorëve etiologjik, autorët e ndryshëm kanë dhënë teori të ndryshme të cilat ende plotësisht nuk janë të përkrahura. Sipas tyre etiologjia e autizmit është: e panjohur; e ndikuar nga faktorët gjenetik; me bazë neurologjike.

Karakteristikat e autizmit janë:

– paraqitja e shenjave të para autistike përgjatë foshnjërisë apo fëmijërisë;
– komunikimi pa ndjenja apo emocione me njerëzit tjerë;
– mosinteresimi për ndjenjat e të tjerëve;
– mosinteresimi për zërin e nënës apo të kujdestares;
– kërkimi i shkallës jashtëzakonisht të lartë të komoditetit gjatë sëmurjes;
– mungesa e lojës apo loja bizare;
– mosinteresimi për shokët dhe për kontakte njerëzore;
– mungesa e interesimit për lojë imagjinare;
– lëvizjet stereotipie të trupit (p.sh. përkundja e pafund);
– preokupimi me pjesët e objekteve apo të trupit;
– insistimi në rregullin e njëjtë të jetës tërë kohën;
– këmbëngulja në një apo dy aktivitete;
– parapëlqimi i të mbeturit vetëm;
– parapëlqimi i zërit mekanik (i pa interesuar për zërin njerëzor);
– ngurrimi nga përqafimi, shtrëngimi apo prekja;
– prania e sjelljeve vet-lënduese, tek disa fëmijë;
– prezenca e talenteve të jashtëzakonshme në matematikë dhe muzikë, tek disa fëmijë.

Çrregullimet e të komunikuarit që ndërlidhen me autizmin janë:

●  mosinteresimi për komunikim;
●  mungesa apo varfëria e përgjigjeve përgjatë të folurit;
●  përvetësimi më i vonshëm i tingujve foljorë;
●  disa çrregullime të artikulimit;
●  përgjigje më të mira përgjatë tingujve të pastër se sa stimuluesve të folurit;
●  mosinteresimi për pyetjet e parashtruara apo për tregimin e gjërave të emërtuara;
●  të folurit stereotip apo të pakuptimtë;
●  përvetësimi i ngadalshëm i të folurit;
●  mësimi më i lehtë i emrave të objekteve se sa i fjalëve që shprehin emocione apo ndjenja njerëzore;
●  mësimi më i lehtë dhe me i shpejtë i fjalëve konkret e se sa atyre abstrakte, ndonëse ndodh që disa autist t’i përvetësojnë më shpejtë fjalët abstrakte;
●  të kuptuarit e ngushtë të fjalës (mungesë e të kuptuarit të gjeneralizuar);
●  mungesa e lidhjes së koncepteve (p.sh. paaftësia e lidhjes së fjalëve “gjilpëra” dhe “peri”);
●  humbja e përemrave;
●  prodhimi i fjalëve të thjeshta dhe të shkurta;
●  strukturat e gabuara të sintaksës, duke përfshirë radhitjen e gabuar të fjalëve;
●  mungesa e morfemave gramatikore;
●  gjuha e papërshtatshme;
●  problemet pragmatike të gjuhës, duke përfshirë mungesën e kontaktit përmes syve, lëvizjeve të kokës si dhe e prezencën e vërtitjeve përgjatë konverzimit;
●  vështirësitë në të kuptuarit e gjuhës;
●  përsëritjet e pakuptimta të folurit e dëgjuar;
●  të folurit me intensitet të lartë dhe monoton;
●  eholalia (përsëritja e fjalëve të dëgjuara nga të tjerët).

Objektivat e vlerësimit nga ana e logopedit kanë të bëjnë me vlerësimin e: çrregullimeve të komunikimit të ndërlidhura me autizmin; rrethit familjar me qëllim të përkrahjes së komunikimit; përparësive dhe dobësive të fëmijës.

Mënyrat e trajtimit të personave me autizëm janë:

– përdorimi i objekteve e jo i vizatimeve, si material stimulues;
– mësimi i përmbajtjeve të ndryshme gjuhësore;
– mësimi në mjedise të ndryshme;
– reduktimi i eholalisë, apo i përsëritjes së fjalëve të dëgjuara nga të tjerët;
– dhënia e trajtimit të drejtpërdrejt dhe intensiv;
– përqendrimi i vëmendjes në gjeneralisimë;
– mësimi i komunikimit joverbal, nëse është e domosdoshme;
– bashkëpunimi i ngushtë me ekspertët tjerë dhe me anëtarët e familjes.

Prognoza e rehabilitimit të personave me autizëm varet nga llojllojshmëria e sjelljeve autistike. Megjithatë, shumica e fëmijëve me autizëm përfiton nga rehabilitimi i tillë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori