LAJMI I FUNDIT:

Austri, 8.7% të papunë

Austri, 8.7% të papunë

Shkalla e papunësisë në Austri në nëntor arriti në 8.7 për qind, një rritje në krahasim me tetorin, kur ishin regjistruar 8.1 për qind si të papunë. Agjencia e Punësimit në fund të tetorit kishte regjistruar 331.756 të papunë.

Pasi në janar papunësia arriti në 9.8 për qind, në korrik është regjistruar një rënie prej 7.3 për qind, por papunësia po rritet për tre muaj rresht.

Sipas të dhënave nga Eurostat, norma e papunësisë në Austri në tetor ishte e qëndrueshme dhe arriti në 5.1 për qind, që është një nga normat më të ulëta në Evropë.


Dallimi në të dhënat e Eurostat-it dhe Departamentit të Punës në Austri është rezultat i metodave të ndryshme të llogaritjes, raporton AFP.

Ministri i Punës, Rudolf Hundstrofer, tha se qeveria duhet të zvogëlojë taksat dhe të nxisë rritjen ekonomike, raporton Reuters.

Partia Social Demokrate dëshiron aplikimin e një takse të re për milionerë, për të lehtësuar reduktimin e taksave për qytetarët me të ardhura të ulëta. /Telegrafi/