Menaxheri për Shqipërinë i JAB RESOURCES, Resmi Kamberaj deklaroi se nga puna dhe studimet e thelluara të kryera deri tani nga ekspertët australianë, pritet që kompania të prodhojë fillimisht 100.000 tonë koncentrat kromi, gjë që konsiderohej e pamundur të realizohej më parë nga përmbajtja e ulët e xeheroreve, duke arritur kështu një shfrytëzim sa më racional të kromit në Shqipëri.
Kompania australiane JAB RESOURCES LIMITED ka aplikuar për hapjen e një miniere të re kromi në zonën e Kalimashit, e cila pritet të ofrojë standarde të reja sigurie dhe mjedisore në Shqipëri me praktika pune të standardeve ndërkombëtare. Aplikimi për marrjen e kësaj leje u krye ditën e premte më datë 19 qershor 2009, 18 muaj pas studimeve paraprake, përfshi punimet e zbulimit dhe studimet e fizibilitetit me një kosto totale prej 3 milionë dollarësh.
Studimet e kryera nën supervizimin e ekspertëve australianë vërtetuan se JAB RESOURCES paraqet një përqasje të re në shfrytëzimin e rezervave të xeherorëve të kromit, të cilat priten të sjellin një përdorim sa më optimal të kromiteve në Shqipëri, se sa në të kaluarën.
JAB do të prezantojë teknika të mekanizimit të lartë të nxjerrjes së kromit, të cilat do të lejojnë shfrytëzimin e xeherorëve me përmbajtje deri në 2% kromite deri tani të lëna pas dore si nga procesi i shfrytëzimit, ashtu edhe nga kërkimet e bëra në të kaluarën. Nga studimet e kryera deri tani JAB ka përvijuar rezervat që do të shfrytëzohen në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Rezervat minerale të përcaktuara nga JAB janë të parat në Shqipëri që plotësojnë kushtet e standardit JORC, një sistem ndërkombëtar i klasifikimit të rezervave minerare, i përdorur në vendet e Azisë dhe Australi.
Shfrytëzimi i rezervave minerale me përmbajtje të ulët lejojnë që të nxirret më shumë krom nga vendburimet minerale. Teknikat unike të kompanisë do të bëjnë të mundur nxjerrjen e kromit 5 deri 10 herë më shumë se sa ka qenë e mundur nga praktikat e mëparshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë