LAJMI I FUNDIT:

Australi, bie papunësia gjatë shtatorit

Australi, bie papunësia gjatë shtatorit

Ka rënë, ndonëse me një ritëm shumë të vogël, papunësia në Australi për muajin shtator, duke vajtur në 5.7 për qind nga 5.8 që ishte.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga zyra e të dhënave statistikore, muajin e kaluar janë krijuar 40.600 vende të reja pune, 35.400 prej të cilave me kohe të plotë. Bëhet fjalë për një konfirmim se vendi po del nga kriza ekonomike.

Rezultati është shumë më i mirë krahasuar me parashikimet e analistëve ekonomikë, të cilët mendonin se do të kishte pasur një humbje prej 10 mijë vendesh, duke e rritur papunësinë në 6 për qind, niveli më i lartë në me shumë se 6 vitet e fundit. /Telegrafi/tch/