LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi përjashton shitjen e Joao Felixit në janar

Atletico Madridi përjashton shitjen e Joao Felixit në janar

Ylli portugez, Joao Felix nuk është duke kaluar ditët më të mira te Atletico Madridit shkaku i situatës me trajnerin Diego Simeone dhe është lidhur me një largim nga Wanda Metropolitano.

Tensioni rreth Joao Felix po kërcënon të konsumojë të gjithë diskursin rreth Atletico Madridit.

Edhe pse Atletico dështoi të mposhtte Club Brugge të mërkurën dhe kështu vuri në dyshim vazhdimësinë e tyre në Ligën e Kampionëve, pika kryesore e bisedës ishte superylli portugez.


Ndërsa Atletico kërkonte përparimin, Felix mbeti në stol dhe nuk kishte asnjë problem të tregonte zhgënjimin e tij. Ai ka luajtur vetëm 29 minuta në katër ndeshjet e fundit dhe janë shumë pak për atë që, në teori, duhet të jetë ylli i Atletico Madridit.

Pas ndeshjes së fundit dolën raporte se Felix ishte shumë i zhgënjyer, duke ndjerë se situata ishte e paqëndrueshme me menaxherin Diego Simeone dhe lojtari po mendonte largimin.

Megjithatë, sipas mediumi Relevo, Los Colchoneros nuk po konsiderojnë një shitje të lojtarit në janar.

Relevo gjithashtu shton se Felix është i vendosur të rikthejë situatën dhe e di se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është përmes paraqitjeve të mira në stërvitje.

Është ndoshta domethënëse fakti se Atletico nuk po mendon për shitje në afatin dimëror. Kjo e lë derën e hapur për një shitje të mëvonshme. Gjithnjë e më shumë duket sikur Simeone dhe Felix nuk kanë gjasa të krijojnë ndonjëherë një marrëdhënie të frytshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga

"Kur nuk shënon, pëson" - dominimi total i PSG-së shembet nga Harvey Elliott

Liga e Kampionëve
Ankesat e ashpra ndaj gjyqtarit – trajner Fonseca merr dënim të rëndë dhe të paparë deri më tani

Ankesat e ashpra ndaj gjyqtarit – trajner Fonseca merr dënim të rëndë dhe të paparë deri më tani

Ligue 1
Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori