LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid kërkon Valbuenan

Atletico Madrid kërkon Valbuenan

Klubi spanjoll Atletico Madrid raportohet se është duke kërkuar mesfushorin e Olympique Marseille, Mathieu Valbuena.

25-vjeçari është nxjerrë në shitje nga Marseille këtë verë dhe pavarësisht interesimit nga klube të tjera si Liverpool dhe Aston Villa, Atletico shihet si favorit për të nënshkruar me mesfushorin.

Valbuena është lojtari i dytë i rëndësishëm i Marseillet, që largohet pas arritjes së trajnerit të ri Didider Deschamps, pasi më herët nga ekipi francez u largua edhe Lorik Cana, i cili kaloi në Sunderland.

Valbuena do t’i kushtojë Atleticos plot 5 milionë funte.