LAJMI I FUNDIT:

ATK verifikon stoqet e naftarëve

ATK verifikon stoqet e naftarëve

Administrata Tatimore e Kosovës, respektivisht Njësia e Kontrollit Special, ka ndërmarrë aktivitetet e radhës, me qëllim të verifikimit të stoqeve të tatimpaguesit që merren me tregtimin e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas zyrtarëve të ATK-së aktiviteti i ndërmarr të mërkurën, ka për qëllim zbatimin e nenit 13 të Ligjit Nr. 03/L-222 “ Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat “ për regjistrimin e mallrave. Regjistrimi i stoqeve sipas këtij neni, duhet të përfundojë para, ose me datën 10 janar të vitit vijues.

Aktivitetet janë pjesë e strategjisë së ATK-së, në parandalimin e ekonomisë joformale, gjithashtu, planifikohet që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/