LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja mbyllë disa lojëra të fatit

ATK-ja mbyllë disa lojëra të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Drejtorati i Lojërave të Fatit, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) , Inspektoratin e Tregut, si dhe me asistim të Policisë së Kosovës, ditë më parë kanë ndërmarrë aksion për mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit në Komunat e Kamenicës, Gjilanit dhe Prizrenit.

Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi ne mes ATK-së, MTI-së dhe PK-së, me të vetmin qëllim zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit.

“Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e pesë subjekteve të Lojërave të Fatit në Komunën e Kamenicës, katër në Gjilan dhe 11 subjekteve të tjera në Prizren”.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, Inspektoratit të Tregut dhe PK-së, janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.


Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori