LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja mbledh 158 milionë euro

ATK-ja mbledh 158 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, (ATK), ka shënuar progres në mbledhjet e të hyrave gjatë këtyre nëntë muajve të këtij viti. ATK në ketë periudhe ka mbledhur mbi 158 milionë euro.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Behxhet Haliti, të martën gjatë prezantimit të hyrave për periudhën janar-shkurt 2010 tha se ATK ka shënuar rritje duke mbledhur rreth 159 milionë euro me një rritje prej 14 për qind më shuam se s anë përudhen e njëjtë të vitit të kaluar.

“Përkundër vështirësive në terren ATK-ja ka arritur t’i tejkaloi shifrat e parapara. Deri më tani ATK-ja ka lëshuar rreth 61.114 numra fiskal nga të cilët 55.193 janë biznese dhe 5.921 janë persona fizik. Bazuar në këto rezultate ATK-ja konstaton se ka realizuar me sukses planin e lëshimit të numrave fiskal”, tha ai.

Edhe sa i përket inkasimit të borxheve sipas drejtorit Behxhet Haliti, ATK-ja ka shënuar rritje gjatë këtyre nëntë muajve të këtij viti. “ATK-ja për këtë kohë ka inkasuar 24.9 milionë euro, apo për 2.7 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo në përqindje 21.3 për qind”, tha ai.


Haliti ka treguar se deri më tani janë pajisur me arka fiskale rreth 5349 tatim pagues si dhe janë instaluar 6070 pajisje fiskale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori