LAJMI I FUNDIT:

ATK flet për fiskalizimin me operatorët

ATK flet për fiskalizimin me operatorët

Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) sot kanë pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Operatorëve të Pajisjeve Elektronike Fiskale. Në takim, me ftesën e ATK-së kanë marr pjesë Zyrtar nga Ministria e Financave dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike në Kosovë.

Temë e takimit ishte ecuria e deritanishme e procesit të fiskalizimit pas miratimit të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015 dhe aktivitetet për dinamizimin e këtij procesi. Pas sqarimeve te Udhëzimit, ATK inkurajoi operatorët aktual të intensifikojnë punën ne zhvillimin e mëtejshëm te procesit te fiskalizimit, duke i inkurajua edhe operatoret e rinj te cilët dëshirojnë te jen pjese e këtij procesi, ne mënyrë qe te shtrihet tek te gjithë tatimpaguesit, obligues për fiskalizim, në pajtueshmëri me udhëzimin e ri duke përfshirë këtu edhe respektimin e kritereve dhe afateve të përcaktuara.


ATK i njoftoi të pranishmit me aktivitetet në funksion të zhvillimit të procesit të fiskalizimit, dhe procesin e formimit të Njësisë për Menaxhimin e Arkave Fiskale si dhe për aktivitetet e implementimit në praktikë të planit për fushatën e nxitjes se konsumatorëve qe te kërkojnë dhe marrin kuponët fiskal me moton “ Kërko Kuponin Fiskal, përfito para! ”.

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 1/2015, mund të përfitojnë të gjithë klientët/konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskal dhe si të tillë i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, me ç‘rast ne muajin pasues te çdo tremujori do te aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskal.

Administrata Tatimore vlerëson se krahas lehtësirave edhe kjo mase stimulative për konsumatorët do të ndikojë në shtrirjen më të shpejt të fiskalizimit dhe për këtë kërkoi nga operatorët që të jenë të gatshëm për përmbushjen e obligimeve në mirëmbajtjen dhe instalimin e pajisjeve të reja fiskale.

Pjesëmarrësit në takim u dakorduan që të rrisin komunikimin në funksion të tejkalimit te çdo vështirësie që mund te rezultojë gjatë këtij procesi./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori