LAJMI I FUNDIT:

Asus me model të ri të Zenfone, në CES 2015

Asus me model të ri të Zenfone, në CES 2015

Sipas një raporti të ri nga DigiTimes thuhet se Asus pritet që ta lansojë modelin e ri të Zenfone me ekranin me diagoaneln prej 5.5-inç në panairin e madh të teknologjisë, të njohur si CES, i cili mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Raporti më tej përmend se Asus është duke planifikuar të depërtojë në mënyrë agresive me pajisjen e saj të re në tregjet e mëdha, sikurse ai i SHBA dhe ai në Kinë – tregje të cilat janë jashtëzakonisht konkurruese.

Modelet e linjës së telefonave Zenfone nga Asus janë pajisje që ofrohen për kosto të përballueshme, ndërsa kësaj radhe thuhet se kompania Asus ka përgatitur tri modele të reja në tri madhësi të ndryshme të ekranit, duke filluar me atë prej 4- inç, 5- inç dhe 6- inç.

Ndërsa modeli me ekranin prej 5.5-inç është menduar të jetë një zgjidhje mesatare e telefonit / fabletit, i cili ka madhësi optimale, për ata përdorues që kërkojnë një model të mirë të telefonit.


Raporti përmend gjithashtu se analistët presin që Asus të shesë prej 7,5 deri në 8 milionë njësi të telefonave të saj të ri, deri në fund të vitit 2014, që është një numër i rëndësishëm i kompanisë – jo aq i lartë sa lojtarët e tjerë të mëdhenj, por ende i mirë megjithatë.

Kjo shifër është vetëm për vitin 2014, ndërsa sasia e telefonave të rinj të kompanisë në vitin 2015 pritet të rritet, dhe thuhet se Asus do të arrijë që të shesë deri në 16 milionë njësi të Zenfone, vitin e ardhshëm. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori