Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kreu i qeverisë Edi Rama foli me tone të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme, ndërsa si shembull këtë herë solli ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili sipas Ramës pati nxitimin të hetojë i sinkronizuar si orë zvicerane, me presidentin Ilir Meta, për të cilin Rama tha se të gjithë shqiptarët duan ta shohin para SPAK.
“Po sjell një shembull, e dini ju që SPAK ka patur shpejtësinë dhe gatishmërinë për të vepruar, që të bllokojë Ardian Dvoranin njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit, si një ndër kampionët në luftën ndaj korrupsionit që të mos e lejonte të hynte në proces për tu promovuar të hynte si gjykatës. Thua se ishte i koordinuar si sahat me atë zotërinë që pritet të largohet nga Presidenti i Republikës, gjë që më pas procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfryu si një flluskë sapuni.
Sa gjykatës e prokurorë të nxjerrë jashtë nga vettingu. U bë kohë që peshkaqenët e sistemit të drejtësisë vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë ata sot, asnjë gjemb në këmbë si ka hyrë. Në momentin që Shqipëria do ulet në tryezën e negociatave, do kërkohet sa gjykatës e prokurorë janë çuar para drejtësisë? Zero! E kundërta është e vërtetë, kampioni i SHBA është futur në hetim nga SPAK për një denoncim të atij që jo unë po gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK, Ilir Metës. Po si qenka kjo kështu?
Gjithkush këtu sidomos juristët tanë kanë patur rezerva unë s’kam qene naiv, as kam menduar që pasi të kalojmë këto ndryshime nuk do shikojmë çudira, por jam gjithmonë e më i paduruar për faktin që ata që e nxinë Shqipërinë janë sot të paprekur. Të gjithë. Dhe me një lehtësi të hatashme SPAK bën sahatin zviceran me Dvoranin që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve ’90.
Ndërsa, ata me vila, njërën ma fali vjehrra, njërin baxhanaku, janë të gjithë sot e gjithë ditën duke pritur finalen e Champions për të shkuar në Paris. Për të mos folur për këtë non gratën e madhe bashkë me shpurën e tij, që na vë kushte, kjo është si i thotë populli, një ta mbash e një ta çash.
Gjykatësit e Prokurorët që e bënë baltë e gjak sistemin e drejtësisë në 30 vjet nuk shkojnë para drejtësisë. Ky nuk është problem i SHBA. Por një problem i madh i Shqipërisë së të nesërmes. Sapo të ulemi në tryezë kjo do jetë kënga e re që do fillojë. Dhe ndaj e përsëris sot edhe një herë cfarë thash në kongres, dhe ia përsëris SPAK: Keni për të hetuar këdo të kësaj bashkësie politike bujrëm hetoni, por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend dhe deri tani e keqja kualifikohet. Dhe ky kualifikim nuk është çështja se dikush do ia hedhë pa u lagur, por do e verë përfund këtë vend.
E pra, këtë vënie të re për fund, PS nuk do lerë dy gurë bashkë që të mos e lejojë. Ne kemi mbajtur një qëndrim të paimagjinueshëm deri se të angazhoheshim me reformën në drejtësi. Në të gjitha arkivat, nuk gjendet një diskutim ku të jetë vënë në dyshim qëndrimi ynë, në raport me këdo, dhe as ‘gëk as mëk’ sa herë është dashur të merret para drejtësisë, cilido qoftë prej nesh. Sikundër jemi vetëpërmbajtur tani që nuk mban më përballë kësaj tallje të madhe. Dhe meqë këtu partnerët na futën peshkun si simbol, është tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku. Pa e pas problem të gjuajë edhe cironka me dinamit, po nuk duket të ketë vullnet ta përdorë dinamit për peshkaqenë që i bëjnë leksione SHBA Shqipërisë e nxjerrin llum nga goja” vijoi më tej Rama. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren