“Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara”, kështu quhet ekspozita e artistëve shqiptarë, Edi Hila dhe Adrian Paci, e cila pas suksesit në Bienalen e Venecias, është hapur në shkollën e arkitekturës “Architectural Association” (AA), në Londër.
Pjesëmarrës në hapjen e ekspozitës ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e quajti atë si një tjetër rast “për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër”.
Për organizatorët ekspozita nuk përfaqëson thjesht një bashkëpunim të tashëm, por një urë për të ardhmen.
“Është shumë emocionuese që kemi këtë lidhje me Shqipërinë dhe gjithë këta artistë që kanë ardhur nga vendi juaj. Kjo ekspozitë ka udhëtuar që nga Bienalia deri këtu dhe përfaqëson një bashkëpunim, jo vetëm për tani, po edhe për të ardhmen, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, si edhe mundësinë e këtyre instituteve për të transmetuar këtë energji dhe dinamizëm në një komunitet më të gjerë dhe në sa më shumë njerëz”, tha Abigail Batcheloris, drejtuese e “Architectural Association”.
Kuratorja shqiptare Jonida Turani jep këtë vlerësim për punimet e dy artistëve shqiptarë.
“Ekspozita u prit mjaft mirë, pati një prezencë të madhe të studentëve dhe profesorëve. Gjithashtu një interes të veçantë tregoi edhe shtypi i huaj për këtë ekspozitë”, shprehet Turani. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë