LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse tifozët e Unitedit duan që City ta fitojë titullin në vend të Liverpoolit

Arsyeja pse tifozët e Unitedit duan që City ta fitojë titullin në vend të Liverpoolit
(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi dhe Manchester City janë rivalë lokalë të qytetit të Mancesterit, mirëpo për dallim nga derbit tjera lokale, tifozët e Djajve të Kuq kanë urrejtje më të madhe ndaj Liverpoolit sesa ndaj klubit tjetër të qytetit të tyre.

Në kohën kur United vazhdonte të konsiderohej si një prej klubeve më të mëdha në botë, gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta, Liverpooli e dominonte Anglinë me suksesin në fushë. Deri në vitin 1990, Redsat kishin fituar 18 tituj kampionalë dhe katër trofe evropiane, derisa Djajtë e Kuq vetëm mund ta shikonin suksesin e tyre.

Dhe nëse vazhdojmë përpara në vitin 2019, Liverpooli po përpiqet ta fitojë më në fund titullin e 19-të pas 29 vitesh, derisa në këtë periudhë, Unitedi e ka fituar 13 herë kampionatin anglez.


(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Derisa Redsat po bëjnë paraqitje të mira, ata janë në pritje që Manchester City të lëshojë pikë, ndërkohë që sonte (e mërkurë), Citizens zhvillojnë derbin lokal në Old Trafford.

Për tifozët e Unitedit nuk ka dyshim se ky është skenari më i keq i mundshëm. Ata nuk kanë shpresa për titull, ndërsa ajo garë zhvillohet ndërmjet dy rivalëve të tyre City dhe Liverpool. Derisa fqinjët e zhurmshëm mund ta fitojnë titullin radhazi, shumica e tifozëve të Djajve të Kuq nuk do të dëshironin që Liverpooli të merrte kreun e tabelës.

“Është kryesisht historike, për shkak të faktit se përgjatë jetës së shumë njerëzve, ata (Liverpooli) kanë qenë skuadra ndaj të cilës kemi konkurruar gjithmonë, derisa City është një lloj ekipi i ri në këtë aspekt. Dhe derisa kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, tash për tash shumica e tifozëve të Unitedit e konsiderojnë Liverpoolin si rivalin tonë më të madh”.

“Është diçka që është krijuar që nga fëmijëria se Liverpooli është rivali më i madh i Unitedit. Nuk i kam parë ditët e lavdisë së Liverpoolit, por edhe në vitet e nëntëdhjeta, City nuk ka qenë asnjëherë një rrezik, ka qenë ndoshta nga viti 2009 apo 2010 që kanë filluar të bëhen rivalë seriozë. Prandaj, ndoshta të rinjtë mund ta konsiderojnë Cityn (si rival), por shumica mendojnë se Liverpooli është rivali i madh”, ka shpjeguar Anthony Shaw nga ekipi i tifozëve ‘United We Stand’.

Sidoqoftë, tifozët e Unitedit duan që klubi i tyre të përqendrohet te interesi i vet – kualifikimi në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se duhet të nxjerrin rezultat sa më të mirë kundër Manchester Cityt.  Edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se nuk i intereson se cila skuadër e fiton titullin, por është i përqendruar te ekipi i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori