LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Janë punësuar mbi 28.000 anëtar partiak në administratë shtetërore

Arsovski: Janë punësuar mbi 28.000 anëtar partiak në administratë shtetërore

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se “epidemia e nepotizmin që kapi LSDM-në vjen në mënyr të drejtpërdrejtë nga kryetari i saj, Zoran Zaev”.

“I njëjti Zoran Zaev i cili premtonte administratë profesionale, i njëjti Zoran Zaev q akuzonte për partizim në kohën e OBRM-PDUKM-së, tani konfirmon se nëpërmjet LSDM që kur ka ardhur në pushtet janë punësuar mbi 28.000 anëtar partiak”, thotë Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Paramendoni, shton ai, njeriu që akuzonte për partizimin e administratës, në të njëjtën administratë ka partizuar mbi 28.000 anëtarë nga radhët e LSDM.


“Maskat e Zaev dhe LSDM ranë. Kjo është fytyra e vërtetë e Zoran Zaev dhe e LSDM-së. Zoran Zaev është njeriu që në mënyrë deklarative angazhohet për gjithçka dhe gjithfarë, premtonte gjithçka dhe gjithfarë, dhe në fund doli që gënjeu për gjithçka”, tha Arsovski.

Ai thotë se qytetarët e humbën besimin te LSDM ndërsa këto zgjedhje janë mundësi e shkëlqyer për disfatën e dytë të Stevo Pendarovskit dhe LSDM-së. LSDM, sipas Arsovskit, duhet të humbas në këto zgjedhje për t’u parandaluar kjo kjo budallaki./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori