LAJMI I FUNDIT:

Arsenali do ta shesë Adebayorin, por jo Chelseat

Arsenali do ta shesë Adebayorin, por jo Chelseat

Sipas tabloidit britanik "The Daily Mirror", Arsenali ka kontaktuar me gjigantët nga Serie A, Milan dhe Inter, për mundësinë e transferimit të sulmuesit Emmanuel Adebayor para mbylljes së këtij afati kalimtar.

Njoftohet se Topçinjtë dëshirojnë ta shesin 25-vjeçarin për shumën prej 25 milionë funtesh (29.1 milionë euro), ndërsa planifikojnë t’ua shesin Adebayorin italianëve, me qëllim që të mos kalojë te Chelsea.

Trajneri i ri i Bluve, Carlo Ancelotti, është i interesuar ta transferojë sulmuesin nga Togo, prandaj drejtuesit e Arsenalit janë vënë në alarm që ta shesin atë diku tjetër, me qëllim që të mos shkojë te rivali i tyre nga Liga Premier.