LAJMI I FUNDIT:

Arroganca revolucionare

Arroganca revolucionare

Nga: Carlos Alberto Montaner
Përktheu: Bajram Karabolli

Kush janë këta personazhe patetikë të përkushtuar për të bërë vepra të mira dhe kryejnë vepra të liga? Dua të them: kush janë këta revolucionarë të vullnetshëm?
Kjo pyetje, e formuluar në një mënyrë tjetër, u shtrua nga Hashek – përpara se ta kishte bërë atë Edmund Burke me një intuitë të ngjashme – dhe arriti në përfundimin se sot është pjesë e perceptimeve konvencionale të mendimit modern: janë ata që vuajnë nga ajo sëmundje që ekonomisti dhe Juristi austriak e quajti arrogancë fatale. Janë ata njerëz të cilët besojnë që dinë më mirë nga tregu se çfarë duhet të prodhojë shoqëria dhe çfarë është më e mira për ta që të konsumojnë. Janë ata njerëz, të cilët kanë bindjen se janë të pajisur apo të frymëzuar nga perënditë me njohuri të marra nga ideologjitë e tyre për të udhëhequr popullin drejt tokës së premtuar, edhe nëse duhet ta bëjnë këtë me kamxhikë dhe me ndihmën e qenve roje, sepse duket se nuk ka asnjë tjetër mënyra për të dërrmuar kopetë në kërkim të shtigjeve të pashkelura.
Këta njerëz, të pushtuar nga arroganca fatale, pakthyeshmërisht, përfundojnë në xhelatë të të afërmve të tyre, sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë atë që e kuptojnë qartë sot të gjithë njerëzit e instaluar brenda një botëkuptim vërtet modern: se nuk njihet një rend shoqëror më i drejtë nga ai që spontanisht del nga vendimet e miliona njerëzve, zotërues të një informacioni të veçantë prej atyre që askush nuk mund ta rrokë plotësisht, dhe që atyre u shërben për të arritur objektivat e tyre të veçantë. Këta arrogantë revolucionarë, ose udhëheqës të gjithëditur, nuk e kuptojnë se është marrëzi të përpiqesh të zëvendësosh atë proces të mrekullueshëm të ndryshimit dhe të krijimit të një rendi spontan me propozimin skandaloz që buron nga vullneti i mirë i tiranëve apo grupeve mirëdashës, të vajisur misteriozisht nga një ideologji shpëtimtare.