LAJMI I FUNDIT:

Arrijnë ankesat e para rreth pajisjeve Windows Phone!

Arrijnë ankesat e para rreth pajisjeve Windows Phone!

Pajisjet Windows Phone kanë dalur në treg në fillim të këtij muaji ndërsa tashmë kanë filluar të dalin ankesa rreth pajisjeve nga përdorues të ndryshëm të pajisjeve HTC dhe Nokia.

Në një diskutim në WPCentral me gjithsej 143 replika, përdorues të ndryshëm të HTC 8X kanë raportuar se pajisja e tyre shpesh restartohet gjatë përdorimit.

Ndërsa, në një diskutim të hapur në forumin e Microsoft janë mbledhur 50 replika ku shumica e tyre janë ankesa mbi çështjen e njejtë.

Përdoruesit e Nokia Lumia 920 gjithashtu kanë raportuar mbi ristartim dhe bllokim të pajisjeve të tyre përderisa disa prej tyre kanë raportuar edhe bateri me jetëgjatësi të shkurtër.


Kompanitë Microsoft, HTC dhe Nokia janë kontaktuar rreth problemeve të fundit me pajisjet e reja, por asnjëra nga kompanitë nuk ka dalur ende me deklaratë zyrtare për media. /Telegrafi/