LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet dhe suspendohet punëtori i PTK-së, merrte ryshfet

Arrestohet dhe suspendohet punëtori i PTK-së, merrte ryshfet

Policia e Republikës së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, DPP (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë) - Prishtinë, ka njoftuar se sot rreth orës 11:00, ka arrestuar në flagrancë punëtorin e PTK sh.a., Ardian Hasanaj, zyrtar në PTK Sh.a., në pozitën e Koordinatorit të Sistemit të Rrjetit NSS në Vala, i dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i të dyshuarit, është arritur si rezultat i hetimeve të bëra nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin për Hetime dhe Mashtrime në kuadër në PTK Sh.a.-së.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore në drejtim të përgatitjes së operacionit për arrestimin e personit në fjalë.

Gjithnjë sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar për shkak se kishte kërkuar ryshfet nga dy qytetar për punësim në PTK dhe kishte arritur që prej tyre të marrë shumën prej 6.500 euro, duke i mashtruar me përpilimin e kontratave falso.


Në bazë te informacioneve që kanë poseduar hetuesit, ky i dyshuar u kishte kërkuar atyre shumën nga 3.500 për person, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë.

"Menjëherë pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i punësuari Ardian Hasanaj është suspenduar nga pozita aktuale në PTK Sh.a., deri në një vendim të organeve përgjegjëse. Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.a., do të bashkpunojë ngusht me Policinë e Kosovës dhe me të gjitha organet tjera relevante në ndriçimin e rastit. PTK sh.a., falenderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm’, thuhet ne komunikaten e PTK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori