LAJMI I FUNDIT:

Arrestimet rregullojnë tregun e naftës

Arrestimet rregullojnë tregun e naftës

Arrestimi i pesë personave nga EULEX-i, nën dyshimin për kontrabandë me derivate të naftës, mund ta rregullojë tregun e naftës në Kosovë, kanë vlerësuar ekspertë për çështje ekonomike. Sipas tyre, për këtë çështje autoritetet kompetente duhet të identifikojnë edhe persona tjerë të dyshuar, përderisa zyrtarë të Doganave të Kosovës, kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të luftuar korrupsionin.

Në vazhdën e hetimeve që EULEX-i po zhvillon në lidhje me korrupsionin, pjesëtarë të këtij misioni dhe Dogana e Kosovës, të mërkurën kanë arrestuar pesë persona, si të dyshuar për kontrabandë me derivate të naftës, ndërsa dy të dyshuarit të tjerë, sipas EULEX-it momentalisht gjenden jashtë Kosovës.

Po të mërkurën, ky mision ka bastisur mbi dhjetë lokacione të ndryshme nëpër Kosovë nën dyshimin për kontrabandë me derivate të naftës.

Ndryshe, kontrabanda me naftë dhe derivate të saj, ka kohë që ka qenë problem shqetësues për Doganat e Kosovës.


Ekspertë për çështje ekonomike kanë deklaruar se kontrabanda me derivate të naftës, pas pavarësisë së Kosovës, vazhdon të jetë njëra nga dukuritë më të shpeshta në vend, madje në shumicën e rasteve kontrabanda, sipas tyre, ndodh në pikat kufitare në veri të Kosovës. /Rel /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Kalo në kategori