LAJMI I FUNDIT:

Ark Zero është vetura më e lirë elektrike në Britani që kushton vetëm 7,650 dollarë

Ark Zero është vetura më e lirë elektrike në Britani që kushton vetëm 7,650 dollarë

Katërçikleta (versioni më i vogël i një makine tradicionale) elektrike Ark Zero është lansuar sot si automjeti elektrik më i përballueshëm në Mbretërinë e Bashkuar, me një çmim prej vetëm 7,650 dollarë.

Vetura është projektuar dhe ndërtuar nga Ark, një startup i veturave elektrike me bazë në Londër. Kompania e përshkruan vetën si e para e makinave tërësisht elektrike në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.


Ark Zero është një rival për Citroën Ami, Opel Rocks Electric, Fiat Topolino dhe vetura të tjera të këtij lloji.

Kompania thotë se qëllimi i saj me Ark Zero-n, përveç fitimit të parave, natyrisht – është të çojë përpara tranzicionin e Mbretërisë së Bashkuar drejt një sistemi transporti më të pastër dhe më të gjelbër dhe të bëjë transport të qëndrueshëm për të gjithë.

Ark Zero është një automjet i vogël me 2,500 milimetra në gjatësi, 1,202 mm në gjerësi dhe 1,625 mm në lartësi.

Trupi i ngushtë do të thotë se zë vetëm dy persona, shoferi dhe një pasagjer në sediljen e pasme, plus një qen.

Makina ka një rreze të pretenduar prej 80 kilometrave dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 45 kilometrave në orë. /Telegrafi/