LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka filloi me serinë e parë, që ishte dizajnuar nga një italian: Një histori e evoluimit të Volkswagen Golf – që nga seria 1 deri 8

Gjithçka filloi me serinë e parë, që ishte dizajnuar nga një italian: Një histori e evoluimit të Volkswagen Golf – që nga seria 1 deri 8

Volkswagen prezantoi serinë e tetë të Golf-it pak ditë më parë, me këtë gjeneratë që thuhet se mori hapin më të madh teknologjik në historinë e saj, duke paraqitur një kabinë të re plotësisht të dixhitalizuar si dhe lidhje të përparuara dhe tipare të ndihmës për shoferin.

Dhe përveç këtij modeli, edhe pse është ndoshta e panevojshme të thuhet, Golf ka lënë gjurmë të mëdha përmes shtatë modeleve të tjerë të tij.


Gjeneratat e fundit janë diçka të veçanta, por edhe më të hershmet nuk është se kanë mbetur mbrapa në “goditje”, që nga koha e shfaqjes së modelit të parë në vitin 1974, përcjell Telegrafi.

Me mbi 35 milionë “Golf” të shitur që atëherë, ky lloj i veturës së Volkswagen është më i suksesshmi i të gjitha kohërave, dhe një nga makinat më të suksesshme.

Sipas Wikipedia, Golf është një makinë kompakte e prodhuar nga prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen, tregtohet në të gjithë botën në tetë breza, në konfigurime të ndryshme trupash dhe nën pllaka të ndryshme emrash – siç është Volkswagen Rabbit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada (Mk1 dhe Mk5), dhe si Volkswagen Caribe në Meksikë (Mk1).

Modeli i ri, me një sërë ndryshimesh të dukshme! Ja si duket Golf 8 i ri – përmes 30 fotografive
Lexo po ashtu Modeli i ri, me një sërë ndryshimesh të dukshme! Ja si duket Golf 8 i ri – përmes 30 fotografive

Historikisht, po sipas Wikipedia, përcjell Telegrafi, Golfi është modeli më i shitur i Volkswagen dhe është ndër tre modelet më të shitura në botë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Volkswagen Golf ka fituar shumë çmime përgjatë historisë, përfshirë “Car World of the Year” në vitin 2009, me Volkswagen Golf Mk6 dhe në vitin 2013 me Volkswagen Golf Mk7.

Por, si saktësisht evoluoi Volkswagen Golf ndër vite?

Golf 1

Në fillim të viteve ’70 Volkswagen kishte nevojë të zëvendësonte atë që ishte bërë një “monument” në historinë e automobilave: Beetle, projektuar nga Ferdinand Porsche në vitin 1937, një makinë që shiti mbi 20 milionë njësi në pothuajse dyzet vjet.

Menaxhmenti gjerman më pas i kërkoi importuesit të saj italian, Gerhard R. Guempert, që të tregonte projektuesit më të mirë të makinave, në mënyrë që mund të hartonte një projekt të ri për një makinë të re, përcjell Telegrafi.

Gjatë një panairi në Torino të Italisë në vitin 1969, i ndihmuar nga disa gazetarë, Gumpert identifikon gjashtë vetura që i konsideronte më interesantet e panairit.

Katër nga këto mbanin markën e Giorgetto Giugiaro dhe Volkswagen vendosi më pas t’i caktojë Giorgetto Giugiaros modelin e Golfit.

Dhe kjo rezultoi me sukses.

Giugiaro me Golf Mk1 në vitin 1974

Duke u shfaqur në rrugët e botës në vitin 1974 si një pasardhës më praktik, i dizajnuar nga italiani, Golf 1 u bë shumë i famshëm, duke kaluar milionin historik të shitjeve në vetëm dy vjet.

Ndryshe, Giorgetto Giugiaro është një projektues italian i automjeteve. Ai ka punuar në supervetura dhe automjete të njohura.

Giugiaro u emërua “Dizajneri i Veturave i Shekullit” në vitin në 1999.

Por suksesi i Golf 1, përveç në Evropë u pa edhe në brigjet e Afrikës së Jugut kur Golf më në fund filloi prodhimin në linjën Uitenhage në vitin 1978.

Golf 2

Në verën e vitit 1983, modeli ndryshoi në Golf 2. Ky model ofronte më shumë hapësirë për pasagjerët dhe një larmi gjërash më të sofistikuara, përcjell Telegrafi.

Në krahasim me paraardhësin e tij, Golf 2 ishte shumë më luksoz dhe më i rehatshëm.

Modeli në fjalë u shit më mirë se paraardhësi i tij.

Ajo që publiku vetëm më vonë e kuptoi ishte jetëgjatësia e tij e jashtëzakonshme: Falë cilësisë së mirë të ndërtimit dhe mbrojtjes shembullore të ndryshkut, Golf 2 është ende pjesë e peizazhit në rrugë, dhjetëra vjet pas përfundimit të prodhimit.

Golf 3

Në vitin 1991, Golf 3 doli në treg. Ai u bë më i pëlqyeshëm për shkak të avancimit të standardeve të sigurisë: Për herë të parë kishte një Golf me Airbag.

Shumëllojshmëria e modelit u rrit përsëri.

Golf 4

I zbuluar në fund të vitit 1997, Golfi i gjeneratës së katërt kishte një dizajn evolucionar, por ishte gjithashtu një makinë shumë më klasike, veçanërisht në brendësi. Ky ndoshta ishte “Golfi i parë me të vërtetë i dashur”.

Gjithashtu ai theu kufijtë e klasës dhe vendosi një standard të ri të cilësisë.

Një listë me emra gjigantësh: Zbulohen të nominuarit për të fituar çmimin “Vetura Botërore e Vitit 2020”
Lexo po ashtu Një listë me emra gjigantësh: Zbulohen të nominuarit për të fituar çmimin “Vetura Botërore e Vitit 2020”

Ai që njihet si Golfi i parë me gjashtë shpejtësi, pati një fuqi të motorit në rritje.

Por kjo nuk është gjithçka: R32 me motorin e tij 241 kuaj-fuqi, deri në atë kohë ishte seria më e shpejtë e Golf-it ndonjëherë, përcjell Telegrafi.

Golf 5

Në vitin 2003 mbaroi “koha e Golf 4”. Kjo pasoi me Golf 5. Dhe brezi i pestë vazhdoi të ngjitej në shkallën e sofistikimit.

Me Gjeneratën Pesë gjithashtu u plotësuan standarde të larta të sigurisë, përfshirë tetë Airbag.

GTI erdhi me injeksionin e parë të drejtpërdrejtë me benzinë turbocharged.

Gjithashtu me këtë version u rrit shumëllojshmëria e modelit: të reja ishin Golf Plus, CrossGolf dhe një Variant i ri.

Golf 6

Në vitin 2008, erdhi koha për Golf 6. Ai forcoi gjithashtu standardet e cilësisë.

Me kalimin në motorët me injeksion të drejtpërdrejtë, ishte e mundur të zvogëlohej konsumi.

Sidoqoftë, me motorët TSI erdhën edhe probleme.

Golf 6 gjithashtu prezantoi “vegla të reja” për ndihmën e shoferit, të tilla si Park Assist, Hill Start Assist, dhe jo vetëm.

Golf 7

Në vjeshtën e vitit 2012, Golf festoi premierën e serisë 7.

Përveç me benzinë dhe me naftë, erdhën edhe një variant me energji elektrike dhe një me hibrid plug-in.

Kjo seri gjithashtu ofroi një sërë teknologjish të reja, duke përfshirë zbulimin e lodhjes dhe të tjera.

Versionet “e nxehta” vazhduan në rrugën e tyre të zakonshme të përparimit, me GTI dhe R të dy të mundësuar nga motorët me 2 litra turbo që ofrojnë përkatësisht 169kW dhe 228kW.

Golf 8

Golf 8 tanimë është prezantuar dhe do jetë në rrugët e botës më së largu deri në vitin 2020.

Brezi i tetë i Golf do të pësojë shumë ndryshime teknike, por dizajni do të mbetet i njohur – përveç një ndryshim i vogël i logos.

E kur janë në pyetje motorët tradicionalë, Golfi i ri do të jetë i disponueshëm në treg në TSI, TDI dhe versionin TGI, përcjell Telegrafi.

Versioni i parë do të jetë me benzinë me 1.0 litra (TSI) që do të prodhojë nga 89 deri më 109 kuaj fuqi, derisa ai me 1.5 litra TFSI me 129 kuaj-fuqi, respektivisht me 148 kuaj-fuqi. Aty do të jetë edhe motori me naftë TDI 2.0 litra që ka kapacitete të prodhojë 114 kuaj-fuqi.

Golfi i ri përdor versionin më të ri të platformës së Audi MQB, kurse dimensionet nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh për dallim nga modelet e mëparshme: ai është i gjatë 4,284 mm, 1,789 mm i gjerë si dhe 1,456 i lartë, derisa hapësira mes boshteve është 2,636 mm.

Derisa pjesa e jashtme është më e freskët, ajo e brendshme është dukshëm më ndryshe, kurse në fokus të veçantë janë instrument tabela digjitale, ku ekranet të ndjeshëm në prekje prej 10 inç dhe 10,25, janë kyçe për të shijuar në maksimum vozitjen me këtë veturë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Ford do të bëjë një SUV elektrik me tre rreshta që do të ketë një rreze prej 563 kilometrave, pritet të vijë në vitin 2025

Ford do të bëjë një SUV elektrik me tre rreshta që do të ketë një rreze prej 563 kilometrave, pritet të vijë në vitin 2025

Auto
Mercedes-Benz W113 SL me version elektrik, kushton mbi 346 mijë euro

Mercedes-Benz W113 SL me version elektrik, kushton mbi 346 mijë euro

Auto
Tesla Model Y apo Lamborghini Urus?

Tesla Model Y apo Lamborghini Urus?

Auto
Kalo në kategori