LAJMI I FUNDIT:

Arifi i befasuar me veprimet e AKP-së në Grand

Arifi i befasuar me veprimet e AKP-së në Grand

Anëtari i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Haxhi Arifi, është i befasuar me veprimet e fundit të Agjencisë.
Ai ka thënë për KosovaPress se nuk ka informata se ka ndonjë vendim për largim të punëtorëve në Grand.

“Kush merr vendim me dërguar policinë e me qit jashtë punëtorë, nuk e dijë nga ka ardhur ky veprim dhe kush e ka marrë, normal jam i befasuar se tash po dëgjoj prej teje, kjo mundet me qenë çështje e pronarëve, çështje qa po di unë, çfarë vendime ku po i merrni ju ato vendime, vendimet janë të AKP çfarë vendime janë atje nuk po mundem unë me thënë, tash po informona prej juve”, ka thënë Arifi. /Telegrafi/