LAJMI I FUNDIT:

Argeta Junior merr çmimin “Euro EFFIE 2010”

Argeta Junior merr çmimin “Euro EFFIE 2010”

Për Argetën Junior ky fillim viti shkollor është fitimtar, pasi që ajo u bë fituesja e parë dhe e vetme Sllovene e çmimit prestigjioz “EFFIE”. Komisioni ndërkombëtar i ekspertëve të komunikimit prej 29 finalistëve zgjodhi ata konkurrues, të cilët arritën të masin dhe vërtetojnë suksesin e markës në më shumë se dy tregje evropiane.

Kështu Argeta Junior me gjithë konkurrencën e fortë të markave globale, që tregtohen në tregun evropian, fitoi medaljen e bronztë. Ndërsa njëkohësisht shtatori fillon me shije – me shijen e re për më të vegjlit Argeta Junior SuperTuna, e cila bashkon fileton e tunës së cilësisë së parë, karrotën, domaten e thatë dhe sasinë e duhur të erëzave natyrale.

Suksesin e markës Argeta e plotësuan edhe rezultatet e shkëlqyera të biznesit
brenda tetë muajve në vitin 2010, të cilat i tejkaluan rezultatet e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, hyrja në zinxhirin tregtar zviceran “Migros”.

Juria ndërkombëtare, e cila përbëhet nga drejtorë, këshillues dhe ekspertë nga kompanitë më të mëdha botërore si dhe agjenci komunikimi, vlerësoi që, fushata Argeta Junior me një gërshetim të aktiviteteve komplekse, të cilat i përkushtohen si markës Argeta Junior, ashtu edhe prezantimit të shijes së re “Argeta Junior pizza”, meriton çmimin prestigjioz “Euro EFFIE 2010”.


Fushata gjithëpërfshirëse e Argeta Juniorit, e cila u krijua në bashkëpunim me Droga Kolinskën dhe agjencinë Publicis, arriti sukses të madh katër tregjet evropiane.

Enzo Smrekar, drejtori i përgjithshëm i biznesit të Grupit Droga Kolinska dhe drejtor gjeneral i biznesit të programit Pashteta, tha se synim i kompanisë është që Argeta të bëhet numri 1 në Evropë mes pashtetave dhe kremrave të ndryshëm ushqimorë për lyerjen e bukës.

“Për këtë arsye çmimi ‘Euro EFFIE 2010’ është për ne edhe një konfirmim se, me zhvillimin e mëtejshëm të markës Argeta jemi në rrugën e duhur”, theksoi Smrekar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Kalo në kategori