LAJMI I FUNDIT:

Arben Fetai: Jam kërcënuar me jetë, për shkak të deklaratës për heqjen e “20 përqindëshit”

Arben Fetai: Jam kërcënuar me jetë, për shkak të deklaratës për heqjen e “20 përqindëshit”

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka njoftuar se është kërcënuar me jetë. Kërcënimet, siç ka bërë të ditur Fetai i kanë ardhur nëpërmjet adresës elektronike dhe ka publikuar përmbajtjen e mesazhit.

“Sot, nga kryeqendra evropiane, Brukseli, ndjehem i detyruar të reagoj për një kërcënim me jetë që kam pranuar në emailin tim zyrtar. Ky kërcënim erdhi pas deklaratës time të djeshme për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe. Emaili titullohet “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI” dhe përmban këtë mesazh: “20 përqindëshi nuk do të ndryshohet, por gjithçka shiptare do t’ju vrasim me plumb në kokë. Të ngordhni, shiptar i vdekur, shiptar i mirë; vdekje për shiptarët”.

“Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj këtij kërcënimi. Njoftoj kërcënuesin dhe opinionin se e kam informuar personalisht Ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, duke kërkuar veprim dhe rritje të masave të sigurisë rreth personit tim. Padia është në përgatitje, pasi kërcënuesit dhe ekstremistët duhet të marrin përgjigjen e merituar: dënim me burg sipas ligjeve në fuqi”.


“Njëkohësisht, u bëjmë me dije të gjithë atyre që kanë mendësi tribale se nuk ka fuqi që na ndalon nga përgjegjësia që kemi marrë si funksionarë të koalicionit VLEN. Kujtoj të gjithë se gjuha shqipe nuk kërcënon asgjë dhe askënd. Gjuha është pasuri, mjet komunikimi që shërben për t’u kuptuar dhe bashkëpunuar, prandaj, asesi nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të jetë pretekst për matrapazët e këtij soji të pengojnë punën tonë”, ka shkruar Fetai në reagimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori