LAJMI I FUNDIT:

Aquilani: Do ta tregoj vlerën time te Liverpooli

Aquilani: Do ta tregoj vlerën time te Liverpooli

Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, ka deklaruar se do ta dëshmojë veten me Redsat porsa të rikuperohet plotësisht, pas ndërhyrjes kirurgjike në nyje.

“E di se Liverpooli ka shpenzuar miliona për të më transferuar dhe unë jam këtu të dëshmoj se vlej”, ka thënë Aquilani për faqen zyrtare të Të Kuqve.

Ish-lojtari i Romës ka thënë se i pëlqen Liga Premier, për stilin, dinamikën dhe spektaklin, porsa nuk e ka quajtur si liga më e mirë në Evropë.

“Nuk mund të them nëse është liga më e mirë në Evropë, por padyshim që është më spektakulare, dinamike dhe sfiduese”, ka shtuar italiani.