LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet shpërndarja e 20% të privatizimit të 8 Ndërmarrjeve

Aprovohet shpërndarja e 20% të privatizimit të 8 Ndërmarrjeve

Bordi i Drejtorëve të AKP gjatë mbledhjes së sotme aprovoi “Listat Finale” të punëtorëve të pranueshëm për 20% në lidhje me 8 Ndërmarrje Shoqërore.

“Listat Finale” janë aprovuar për Ndërmarrjet Shoqërore Kosovatrans, Gjilan; Luboteni Fabrika e Tullave, Ferizaj; Anamorava, Gjilan; Energomontimi, Prishtinë; Fabrika e Veglave, Ferizaj; Fabrika e Këpurdhave, Prishtinë; Trasing, Prishtinë; dhe Hotel Theranda, Prizren; pas shqyrtimit të të gjitha ankesave nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Punëtorëve pranë AKP-së.

"Këto Lista do të publikohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, dhe se të gjitha ankesat eventuale pas publikimit të tyre mund ti drejtohen Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës". thuhet ne komunikate.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve gjithashtu ka aprovuar valët 35 dhe 36 të privatizimit.


Mbledhja e ardhshme e Bordit të Drejtorëve do të mbahet në fund të muajit maj. /Telegrafi/