LAJMI I FUNDIT:

Apple zyrtarizon MacBook

Apple zyrtarizon MacBook

Në ngjarjen e Spring Forward, Apple e ka prezantuar modelin e ri të quajtur Apple MacBook, dhe ky model sjell dizajn plotësisht të ri dhe të ndryshëm nga versioni paraprak.

Modeli i ri i MacBook është më i hollë se MacBook Air dhe më i lehtë – sepse peshon vetëm 907 gram – ndërsa i njëjti sjell edhe tastierën e re me mekanizmin Butterfly.

Laptopi i ri i Apple sjell edhe sistemin e ri me ndriçimin nga pas, dhe LED individual për secilin tast, ekranin me 12 inç në Retina me rezolucion prej 2304 x 1440 piksel.

Apple MacBook vjen në një spektër të ri ngjyrash, që përfshijnë edhe ngjyrën e artë. (Telegrafi)