LAJMI I FUNDIT:

Apple po “tmerrohet” nga Samsung!

Apple po “tmerrohet” nga Samsung!

Me sa duket shumë njerëz janë shumë të ngazëllyer për modelin e parë të fabletit të Apple, iPhone 6 Plus, edhe pse dihet se Apple u pat zotuar që nuk do të krijojë një pajisje të tillë mobile, duke thënë se nuk i përshtaten njerëzve. Sot, Apple është duke u munduar të bëjë edhe më shumë famë për fabletin e saj të ri, pa iu rikthyer të kaluarës.

Dhe askush nuk po pretendon që Apple nuk duhet të prodhojë fablet, por krijimi i iPhone 6 nënkupton që kompania po i thyen parimet e saj për të bërë më shumë para.

Edhe në kohën kur Apple e pati prezantuar modelin e tabletit kompakt, iPad Mini, tregu e kishte kritikuar atë, ndërsa më pas tabletët me diagonale të ekranit prej 8” janë bërë standard i industrisë.

Me iPhone 6 Plus, Apple duket se e ka krijuar një produkt që e di se nuk është i rehatshëm për të mbajtur në dorë, por që të njëjtin e ka bërë si përgjigje ndaj konkurrencës.


iPhone 6 Plus llogaritet si kopje identike e fabletit tashmë të famshëm të Samsung, Galaxy Note 4, vetëm se fabletit të Apple i mungon lapsi digjital S Pen.

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka thënë se lansimi i iPhone 6 Plus është bërë për ti përmbushur kërkesat e përdoruesve të saj, dhe për të mos i lënë përdoruesit e rinj të produkteve të Apple të zgjedhin një model rival të pajisjes, edhe pse analistët e tregut thonë se lëvizjet e fundit të Apple lënë të kuptojnë se kompania amerikane është “tmerruar” nga suksesi i rivalit të saj korean Samsung, i cili momentalisht është lider global i tregut të telefonave mobil. (Telegrafi)