LAJMI I FUNDIT:

Apple padit rivalët, Samsung dhe Motorola

Apple padit rivalët, Samsung dhe Motorola

Gjatë kësaj jave, Apple i ka nisuar avokatët e saj kundër rivalëve si Motorola dhe Samsung.

Sipas Reuters, Apple është duke e paditur Motorola’n për përdorimin e teknologjisë Qualcomm, ndërsa padia e saj ndaj Samsung është bërë pasi që kjo e fundit përdor funksionin Auto-Correct, të cilin Apple e konsideron zbulim të vetin.

Në njoftimin e paidContent citohen zyrtarët e Apple, të cilët kanë deklaruar se “Apple ka paditur rivalin Motorola Mobility në një gjykatë amerikane të premten për një marrëveshje të padrejtë të përdorimit të licencës mes Motorola dhe Qualcomm”.

Ndërsa, kundërshtimi me rivalin e saj më të madh për momentin, kompaninë Samsung, vjen pasi që kjo e fundit akuzohet se ka bërë kopjim të padrejtë të patentave të platformës iOS. / Telegrafi /