LAJMI I FUNDIT:

Apple me akuza të reja kundër Samsung

Apple me akuza të reja kundër Samsung

Lufta mes Apple dhe Samsung, e cila duket se nuk do të ketë fund, ka marrur një kahje të re.

Gjiganti amerikan Apple, i ka kërkuar gjykatës të fus harduerë të ri të Samsung në procesim, duke përfshirë Galaxy S III, Verizon Galaxy S III, Galaxy Note and Galaxy Note 10.1. Nëse keni menduar se pajisjet e reja në treg nga Samsung nuk do të kenë problem, keni gabuar.

Megjithatë, kjo do të jetë çështje e veçantë nga ajo për të cilën kemi dëgjuar ditë më parë e që ka përfunduar një javë më parë me vendimin 1 miliard dollarësh në favor të Apple.

Në këtë çështje përfshihen tetë patente të Apple për të cilat këta të fundit thonë se Samsung i ka kopjuar. Ndër patentet kryesore të përfshira janë ‘721 që vlen për ‘slide to unlock’ dhe patenta ‘674 për të cilën u akuzua edhe HTC në vitin 2010, e cila vlen për klikimin e numrit të telefonit në ndonjë e-mail për t’a thirrur. /Telegrafi/