LAJMI I FUNDIT:

Apple dëshiron të ndalojë edhe Galaxy Note dhe Galaxy SIII

Apple dëshiron të ndalojë edhe Galaxy Note dhe Galaxy SIII

Javën e kaluar, Apple kishte fituar rreth 1 miliardë dollar prej padisë nga Samsung, ndërsa përveç parave, Apple kërkoi që tetë pajisje të ndryshme mobile të rivalit të saj të ndalohen në SHBA.

Tani, me sa duket, Apple dëshiron të shtojë edhe një pajisje të re të Samsung në listën e modeleve të ndaluara në tregun amerikan dhe kësaj radhe bëhet fjalë për modelin më të ri të telefonit të mençur të Samsung, Galaxy S III.

Bashkë me Samsung Galaxy S III, Apple gjithashtu dëshiron të ndalojë edhe fabletin e Samsung, Galaxy Note, mirëpo ende nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Bazuar në veprimet e fundit, mund të thuhet se Apple nuk është e kënaqur me fitoren ndaj rastit të Samsung, dhe shumën prej 1 miliard dollarëve, pasi që ata tani janë vënë pas pajisjeve tjera të kompanisë jug-koreane. / Telegrafi /