LAJMI I FUNDIT:

Apostolova diskuton raportin e KE-së me shoqërinë civile

Apostolova diskuton raportin e KE-së me shoqërinë civile

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot prej orës 11:00 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë mban tryezën e diskutimit me temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën” ku ka për qëllim të diskutojë në lidhje me raportin e fundit të Komisionit Evropian.

Udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është pjesë e panelit së bashku me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, drejtorin ekzekutiv të “Çohu!”, Arton Demhasaj dhe drejtoreshën e GLPS-së, Arbëresha Loxha.

Në këtë diskutim panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do fokusohen në analizimin e të gjeturave kryesore të Raporti të Vendit 2019, si dhe do të identifikojnë mesazhet kryesore që Komisioni Evropian dërgon për Kosovën.


Ndër të tjera, panelistët, do të vënë në pah se cilat, në raportin e Komisionit Evropian, ishin arritjet, dështimet dhe prioritetet e munguara të cilat i kanë pamundësuar Kosovës, edhe këtë vit, që të qartësojë rrugën e saj drejt BE-së.

Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantojë një raport të shkurtër, i cili diskuton, nën përspektivën e GLPS-së, të metat kryesore që Raporti i Vendit për vitin 2019 adreson.

Po ashtu, GLPS do të ofrojë edhe një listë rekomandimesh, që sipas tyre, mëtojnë ta ndihmojnë Kosovën që të rifilllojë rrugën e saj drejt BE-së dhe të ndjek atë, pavarësisht politikës ditore dhe agjendave partiake.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori