LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni dyshon për keqpërdorim të miliona eurove në PTK

Antikorrupsioni dyshon për keqpërdorim të miliona eurove në PTK

Koha Ditore, nëpërmjet një shkrimi hulumtues të botuar në numrin e sotshëm njofton se Korporata Publike e Telekomunikimeve të Kosovës (PTK) i jep ekstra miliona euro një kompanie nga Qiproja.

Korporata e Postë -Telekomit në tenderin “Platforma e Faturimit” ia ka dhënë “ekstra” 9 milionë euro një kompanie nga Qiproja.

Ky veprim i kësaj ndërmarrjeje publike ka tërhequr vëmendjen e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, i cili zotohet se do ta procedojë rastin në prokurori.
Përmes këtij tenderi të mbyllur në prill të këtij viti, PTK-ja ka ndarë afro 20 milionë për kompaninë nga Qiproja “Amdocs Development Limited”, për të krijuar dy platforma të ndara të faturimit për njësinë e Telekomit dhe të telefonisë mobile VALA. Për të dy njësitë e PTK-së kjo kompani në vitin 2010 ka kërkuar rreth 10 milionë euro për secilën veç e veç.
Dy vjet më parë kompania “Amdocs”, sipas dokumenteve që ka siguruar gazeta Koha Ditore, kërkonte 11 milionë euro për një platformë të përbashkët të faturimit për të dy njësitë e PTK-së.

Sipas Agjencisë Antikorrupsion, buxheti i kësaj korporate në këtë rast është dëmtuar për miliona euro.(koha)


Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori